Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, po kërkon nga Bashkimi Europian, të tregojnë se sa është punuar me raportin e Qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin në Banjska.
Ai në një sesion dëgjimor në Parlamentin Britanik, është shprehur i acaruar se raportin Kosova e dorëzoi në janar, ndërsa jemi aktualisht në muajin mars dhe nga BE-ja nuk ka ende një epilog.
”Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës”.
”Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit”.
”Çfarë po bëjnë ata për këtë?”.
UK's former Ambassador to Kosovo, Ian Cliff, on the Banjska attacks:
— Admirim (@admirim) March 19, 2024
We should be asking our friends in the EU what they've done with the Kosovo government report.
It was handed over to Brussels in January, here we are in the middle of March.
What are they doing about it? pic.twitter.com/lReBhvgZyk