Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.
Ndërkohë ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” foli dhe për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.
Sipas e tij këtë ide e hodhi ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe sipas tij me ardhjen e Trump në pushtet kjo ide nuk mund të ndiqet më pasi, në pushtet në Kosovë është ishte Albin Kurti, i cili asokohe ishte kundër kësaj ideje.
“Shkëmbimi i territoreve parasheh dhënien e këtyre tre komunave në Veri të Kosovës Serbisë dhe marrjen e tre komunave autoktone, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc. Kjo është ideja e Hashim Thaçit. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur këtë problem që kemi me serbët.
Nuk është as ideja e Ramës dhe as ideja e Vuçiç. Nëse do të ndodhë ky shkëmbim nuk do të kemi më probleme. Ardhja e Trump sërish në pushtet nuk mund ta kthej më këtë. Kur Hashim Thaçi e propozoi këtë, Kurti doli kundër. Sot nuk është Kurti në pushtet. Ishte një ide e vjetër, dhe mbaroi nuk ka kush e ndjekë”-tha ai.