Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Në këtë takim, u dakorduan që Kosova dhe Serbia më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.
E, kjo për ish-zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi është rrugë e gabuar.
Ai në një prononcim tha se Brukseli është për çështje politike, e jo për rregullore financiare.
“Është gabimi numër një, në Bruksel nuk diskutohen rregulloret e BQK-së, por diskutohen çështjet politike e të tjera të cilat janë në platformën e bisedimeve vetëm prej vitit 2011”, u shpreh ai.