Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka njoftuar se sot është takuar me ndihmëssekretarin amerikan, Todd Robinson.
Hodaj, vitin e kaluar ka pranuar çmim për operacionin antikorrupsion “Pika”, për realizim të suksesshëm nga IPK-ja.
“Jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres sot, së bashku me Drejtorin e Policisë dhe bashkëpunëtor, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet Ndërkombëtare të Drogave dhe Zbatimit të Ligjit (INL) z. Todd D. Robinson.
Nga z. Robinson, kam pranuar çmimin për sukses të jashtëzakonshëm operacional gjatë vitit të kaluar në Washington, për realizim të suksesshëm nga IPK të operacionit antikorrupsion “Pika”.
Ndërsa në takimin e sotëm patëm mundësinë ta njoftojmë gjerësisht për rezultatet dhe sfidat e institucioneve tona, njëkohësisht e falenderova për mbështetjen e pakursyer të Qeverisë Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës.” – ka shkruar Hodaj.