​KQZ tash e tutje do të lejojë mediat të filmojnë numërimin e fletëvotimeve në vendvotime

Aktuale

​KQZ tash e tutje do të lejojë mediat të filmojnë numërimin e fletëvotimeve në vendvotime

Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Për herë të parë, nga proceset e ardhshme zgjedhore mediat do të lejohen të filmojnë numërimin e fletëvotimeve në vendvotime.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi.

Ai ka thënë se për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe udhëzuesi për vëzhguesit me sqarime të detajuara.

“Po e ndaj këtu një lajm të mirë për mediat dhe transparencën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Duke filluar nga proceset e ardhshme zgjedhore numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara, të cilat lejohen të filmojnë dhe fotografojnë. Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ. Një falënderim për të gjithë anëtarët e KQZ-së që mbështetën propozimin që kjo të përfshihet si një nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore Vëzhguesit e zgjedhjeve. Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara”, ka thënë Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat