Lubonja: Deklarata e Hill nënkupton që Kosova mund të sakrifikohet për Serbinë

Aktuale

Lubonja: Deklarata e Hill nënkupton që Kosova mund të sakrifikohet për Serbinë

Më: 20 mars 2024 Në ora: 23:58
Fatos Lubonja

Publicisti, Fatos Lubonja e ka vlerësuar si befasuese dhe në kohë jo të përshtatshme deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s së sa Kosova.

Ai ka vlerësuar se kjo deklaratë më shumë ka të bëjë me shkëputjen e Serbisë nga Rusia.

“Këtu bëhet fjalë për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, do të ishte një arritje e madhe e diplomacisë një shkëputje e Vuçiqit me Rusinë. Deklarata mund të quhet gabim për Kosovën por a është për Amerikën”, ka thënë Lubonja.

Ai thotë se deklarata e ambasadorit amerikan mund të nënkuptohet që Kosova si partnere dhe aleate e ShBA-së mund të sakrifikohet për Serbinë.

“Ishte një deklaratë që nënkupton që fare kollaj që Kosovën e kemi tonën ‘s’ka ku shkon’ mund ta sakrifikojmë për të tërhequr këndej Serbinë, dhe e para që të shkon në mendje është ideja e ndryshimit të kufijve e cila është ende e hapur”, ka thënë ai.

Hill të mërkurën tha se “nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë ka ngjallë reagime në Kosovë. Ndaj saj kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikanë në Kosovë Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat