Analisti politik, Azem Vllasi duke folur për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, ka thënë se ndërmjetësuesit e BE-së, duhet t’i caktojë të dy shteteve se cilat marrëveshje të nisin të zbatojnë.
Ai tha se nuk mund të fajësohen dy shtetet për moszbatim, pasi Serbia edhe zyrtarisht e ka njoftuar Bashkimin Evropian se s’do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e po insiston vetëm në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ndërmjetësuesit në dialog duhet t’i përcaktojnë se cilat marrëveshjeve duhet t’i zbatojë Kosova e cilat duhet t’i zbatojë Serbia. Jo të thonë se të dy palët e kanë fajin, sepse nuk e kanë. Qeveria e Serbisë zyrtarisht e ka informuar Brukselin se nuk do t’i zbatojë shumicën e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit,q ë do me thënë që Serbia nuk po dëshiron të zbatohen marrëveshjet. Ajo po insiston vetëm në Asociacionin”, ka thënë ai
Në një vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesi i Lartë i BE-së po Politikë dhe Siguri, Josep Borrell, ka fajësuar dy shtetet dhe ka shprehur zhgënjimin për ngecje në dialog.