Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Rusi është alarmante

Aktuale

Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Rusi është alarmante

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:29
Enver Hoxhaj

Deputeti Enver Hoxhaj, e ka quajtur alarmante vizitën që ka bërë në Moskë, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i Jashtëm ka thënë gjithashtu se vendi kandidat për në BE, Serbia, është një trillim.

“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante.

Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenociduesve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës “, ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat