“Serbia më afër NATO-s se Kosova”, Dyrmishi për deklaratën e ambasadorit Hill: Një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis shteteve

Aktuale

“Serbia më afër NATO-s se Kosova”, Dyrmishi për deklaratën e ambasadorit Hill: Një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis shteteve

Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:50
Emanuela Dyrmishi

Ekspertja e Bashkimit Europian dhe sigurisë, Emanuela Dyrmishi ka komentuar në emisionin “Ballkan Update” deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill, i cilin tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

Ajo e ka konsideruar Hill si një politikan me shumë eksperiencë dhe këtë deklaratë e ka bërë për të normalizuar marrëdhëniet midis shteteve.

“Është një politikan me eksperiencë mbas shpinës. Dua të kujtojë për këtë thjesht faktin që Serbia është nga vendet e pakta që nuk i ka vënë barriera marrëdhënieve ekonomike me Rusinë dhe ta mbash afër më duket një zgjidhje politike, shumë e drejtë nga njëra anë, sepse si do që të jetë është një nyje shumë e rëndësishme në Ballkan në marrëdhëniet me Rusinë.

Edhe ajo që ka thënë Hill është diçka shumë e pritur për të normalizuar dhe për të patur marrëdhënie sa më të mira me Serbinë që është një partner i rëndësishëm i Rusisë mund të themi në të gjithë Ballkanin. E shikoj vetëm në këtë nivel dhe asgjë më tepër, një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis shteteve dhe që deri tani ka qene më i anuar nga Rusia”, u shpreh Dyrmishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat