Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar në një lidhje me Skype me emisionin “360 Gradë” se Kosova është para një rreziku serioz, i cili vjen nga Serbia dhe mbështet po ashtu nga Rusia.
Ai ka theksuar se kjo ka të bëjë me pretendimet e Serbisë për territorialitet brenda Kosovës dhe njëkohësisht dëshirën e Rusisë për të pëdorur Serbinë për destabilizimin e vendit.
“Ne kemi ngritur shqetësimet tona se Kosova është para një rreziku serioz, i cili vjen nga Serbia dhe mbështet po ashtu nga Rusia. Kjo ka të bëjë me pretendimet e Serbisë për territorialitet brenda Kosovës dhe njëkohësisht dëshirën e Rusisë për të pëdorur Serbinë për destabilizimin e vendit me qëllimin e vetëm shfokusimin e forcave ndërkombëtare prej luftës së Rusisë me Ukrainën, në drejtim të luftrave që mund të vijnë në Ballkan.
Ne duhet ta arsyetojmë dhe me veprimet e fundit që janë bërë nga presidenti i Serbisë, Vuçiçi, i cili në një far forme kërcënoi Ballkanin dhe bëri një kërkesë të drejtpërdrejt për shtimin e forcave në Kosovë”, u shpreh Elezi.