Schmunk: Perëndimi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

Aktuale

Schmunk: Perëndimi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:27
Michael Schmunk

Ish-ambasadori gjerman në Bosnje e Hercegovinë dhe ish shef i zyrës Gjermane në Prishtinë, Michael Schmunk, në ‘Lajmet e fundit” në RTK ka folur për situatën politike në Ballkanin perëndimor  me theks të veçant për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ish-diplomati gjerman, ka theksuar se Kosova ka kaluar në një periudhë të komplikuar, e cila burimin e ka te Serbia. Por siç ka thënë ai Kosova ka arritur ta menaxhojë mirë situatën.

Schmunk ka folur për marrëveshjen e Brukselit, duke thënë se kryeministri i Kosovës Alabin Kurti kishte vullnet për të nënshkruar marrëveshjen, por ishte presidenti serb Vuçiq që nuk ishte i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

“Rekomandimi im është që Kosova të vazhdojë të jetë e qetë, që të vazhdojë të demonstrojë vullnetin për ta nënshkruar atë. Unë besoj se marrëveshjet janë të mira e të drejta”, ka thënë ai.

Për këtë ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me Washtingonin dhe Brukselin. “Por unë besoj se topi është në fushën e Serbisë e jo të Prishtinës”, ka theksuar Schmunk.

Ish-ambasadori gjerman, Michael Schmunk në këtë intervistë për RTK-na ka folur edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Shpresojmë që Kosova do të arrijë edhe në NATO edhe në BE sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj se i mbetet perëndimit që ta mbështesë Kosovën kudo që është e mundur që të bëhet ky lloj përafrimi”, tha ish-diplomati gjerman.

Ai ka theksuar se Qeveria në Berlin është duke punuar fort që të përshpejtojë procesin për Ballkanin perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat