Pacolli tregon se a do të votoj rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Pacolli tregon se a do të votoj rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:20
Behgjet Pacolli

Kryeministri Kurti mbrëmë në një intervistë ka thënë se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.

PDK ka qenë partia e parë që ka kërkuar shkuarjen në zgjedhje.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë për io se do të votoj pro rrëzimit të qeverisë, nëse vota e tij nuk do t’i shkaktoj ndonjë dhembje Kosovës.

“Sigurisht që vota ime do të jetë pro, nëse nuk do t’i shkaktojë ndonjë dhembje Kosovës. Të gjithë e dinë se jam munduar të mos shkaktoj ndonjë traumë politike për proceset në Kosovë. Kjo qeveri e ka sjellur Kosovën në një pozitë të paprecedentë dhe meriton dënimin e merituar.

Gjithmonë kam shpreuar se do t’i kthehet realitetit, gjë që nuk ndodhi për më shumë se tre vite” ka thënë Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat