Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka zbuluar se kush e filmoi momentin e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.
Në emisionin “Kosova today”, ai tha se kjo video të cilën e ka publikuar kryeministri Albin Kurti, nuk është e ditëve të fundit.
Siç tha ai, regjistrimin e videos e ka bërë njësia e KFOR-it turk.
“Nuk jam i sigurt nëse komandanti i KFOR-it ia ka dhënë kryeministrit apo e ka marr përmes njësive të KFOR-it turk”, u shpreh Elezi.