A do ta sulmojë Serbia, Kosovën? – Ja çka thotë avokati shqiptar

Aktuale

A do ta sulmojë Serbia, Kosovën? – Ja çka thotë avokati shqiptar

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:22
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga Serbia, pasi siç shtoi ai, kjo e fundit nuk ka forcë të godasë një vend të NATO-s.

“Kanë filluar bisedimet e sakta dhe të nëndheshme që Kosova të hyjë në NATO, ky është fakt”, u shpreh i bindur Ngjela.

Ai tutje tha se Serbia nuk mund ta preki kufirin pasi atje janë trupat amerikane.

“Kush mund ta preki, asnjë. Vuçiqi është në dëshpërim në një krah, serbët atje po presin me ditë të fitojnë luftën me Kosovën, janë injorantë, kjo është e vërteta. Kosova s’duhet të ketë asnjë shqetësim se mund të kenë një luftë me Serbinë. Si ka mundësi i dobëti të sulmojë të fortin?”, tha më tej Ngjela në studion e “Kosova today” ku po diskutohej për videon e publikuar dje nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën kishte pamje të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat