Ushtria serbe afër kufirit, deklarohet O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Aktuale

Ushtria serbe afër kufirit, deklarohet O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:59 Përditësuar në ora: 15:12 më 22.03.2024
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O

SHBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe kushtet që Kosova duhet të plotësojë përpara se kërkesa e Kosovës të vihet në votim në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se implementimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë një vendim që ka shënuar progres dhe që SHBA publikisht e ka mirëpritur.

“Përmbushja e vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë, dhe ne në mënyrë publike kemi mirëpritur hapat që qeveria ka ndërmarrë”, ka thënë O’Brien.

Ai tutje ka thënë se Raportuesja për Kosovën në Këshill të Evropës e ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të shënoj progres sa i përket themelimit të Asociacionit, para se çështja e Kosovës të vihet në votim në Këshill të Ministrave.

“Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës”, ka thënë O’Brien.

“Raportuesja e ka bere te qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai

O’Brien për dinarin: Disa individë në veri e kanë të vështirë të blejnë gjëra, Lajçak ka ardhur me propozime specifike

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për vendimin e BQK-së që përjashton dinarin nga përdorimi, duke thënë se duhet të zbatohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjërat e tyre të përditshme.

“Rreth vendimit të BQK-së, Përfaqësuesi i BE-së Lajcak ka ardhur me disa ide shumë specifike. Asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet. Dhe ne shohim në veri të Kosovës që është e vështirë për disa individë të blejnë gjërat që iu duhen për jetën e përditshme.

Gabriel Escobar ka qenë atje për të parë vetë. Ky vendim është zbatuar në një mënyrë që e bën të vështirë jetën e përditshme. Kjo s’është kompetente. Vendimi duhet të implementohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjëra që iu duhen në përditshmëri. Kjo nënkupton që të bëhet një hap prapa. Të lejohet të hyjë ndonjë valutë euro, dinar, kjo është ajo që emisari Lajcak po e diskuton”.

“Duam që ky vendim të rishikohet dhe të implementohet në atë mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për mallrat që u nevojiten në jetën e përditshme".

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkaura ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin veprime për uljen e tensioneve në rajon.

O'Brien i ka bërë këto deklarata në një bashkëbisedim me gazetarët online.

Zyrtari amerikan ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 21 mars se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, dhe i ka cilësuar këto lëvizje si “provokime të qëllimshme”.

Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka quajtur deklaratat e Kurtit si pjesë e fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.

Sipas saj, forcat e ushtrisë serbe janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Vendimet e Qeverisë nuk duhet t’i varfërojnë njerëzit”

Kur ka folur për Kosovën, O'Brien ka thënë se asnjë Qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.

“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”.

Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.

Kështu, është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.

Serbia deklaron se ndan ndihmë për serbët e Kosovës në vlerë të miliona eurove, duke u dhënë pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

O'Brienka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

Ai ka thënë se SHBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat