“FSK gati për luftë”, eksperti i sigurisë me tone të ashpra: E asgjësojmë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial

Aktuale

“FSK gati për luftë”, eksperti i sigurisë me tone të ashpra: E asgjësojmë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka folur mbi videon e fundit të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se ushtarët serbë janë parë në afërsi të kufirit me Kosovën.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Shala thotë se Serbia do tentojë në çdo lloj forme që të futet në Kosovë.

Ndërkohë, ai ka edhe një koment për trupat e KFOR, për të cilat thotë se e kanë humbur fuqinë në veri të Kosovës.

“Serbia do tentojë në çdo formë të hyjë në Republikën e Kosovës. Pjesa e brezit kufitar është e monitoruar nga ajri. Është argument plus që Serbia do jetë në vazhdën e pritjes si një ujk të cenojë territorin e Republikës së Kosovës. Sa i përket komunikatës së ushtrisë serbe, mos harrojmë element esencial edhe Rusia po ushtronte stërvitje në kufi me Ukrainën dhe të gjithë thoshin një zëri që nuk do kishte evazion ushtarak në Ukrainë. KFOR nuk është në detyrën e saj, e dëshmoi më 24 shtator që nuk mbrojti territorialitetin e Kosovës. Ka lejuar të hyjë armatimi dhe mjetet e blinduara. Është indikacion thelbësor i asaj që KFOR po luan rolin e shikuesit sepse KFOR në veri po i humbet fuqia sepse ka rrëshqitur në një lojë apo kazan që ka dashur Serbia”, tha Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat