Tahiri: Bashkëpunimi i Kosovës me ShHBA-në përcakton edhe raportet Serbi – Rusi

Aktuale

Tahiri: Bashkëpunimi i Kosovës me ShHBA-në përcakton edhe raportet Serbi – Rusi

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:06
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-të ndikon edhe në raportet e Serbisë me Rusinë.

Ajo ka bërë me dije se sa më shumë që Kosova bashkëpunon me aleatin e saj strategjik aq më shumë Serbia hidhet në përqafim të Rusisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se duke dëgjuar këshillat amerikane Kosova po bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Sa më shumë Kosova bashkëpunon me Amerikën, aq më shumë Serbia shkon me Rusinë - Kosova duke dëgjuar këshillat amerikane po bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia po del nga Këshilli i Evropës sepse Rusia ka braktisur Këshillin e Evropës”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat