Nënkryetari i LDK-s, Lutfi Haziri shkruan se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca po e kthejnë mbikëqyrjen europiane mbi Kosovën, si shkak i dështimeve të tyre.
“Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen Europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët.
Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratën euroatlantike.
Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Për ta demtuar Republikën.
Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj!