Sveçla takon homologun italian: Të gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Aktuale

Sveçla takon homologun italian: Të gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:53
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pasur një takim i frytshëm me homologun nga Italia, Matteo Piantedosi.

Përmes një shënimi në Facebook Sveçla, ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim.

“Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për bashkëpunimin që gëzojnë dy ministritë tona dhe për gatishmërinë për zgjerim të këtij bashkëpunimi”.

Ai thotë se falënderoi ministrin Piantedosi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë si aleat në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës.

“U pajtuam që të konkretizojmë dhe më shumë bashkëpunimin përmes takimeve dhe vizitave të ndërsjella”, ka shkruar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat