Reshjet e shiut dhe të borës, policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Aktuale

Reshjet e shiut dhe të borës, policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Në njoftimin e policisë, apelohet për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat