Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.
Sipas tij, me marrëveshjen e Brukselit, Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës.
Hasani ka thënë se me këto marrëveshja Kosova e ka braktisur njohjen de facto dhe de jure.
“Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovë këtë e keni në marrëveshjen e Brukselit. Me këtë e ke braktisur njohjen de fakto dhe de jure”, ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.