Taulant Kryeziu, ish-zëvendësministër për integrime, ka thënë se Kosova nuk duhet të tërhiqet nga Rregullorja e Bankës Qendrore për vendimin e dinarit.
Kryeziu tha se ajo që është mirë në këtë drejtim është që po diskutohet për propozime se si të respektohet Rregullorja e BQK-së.
“Kosova nuk duhet të heqë dorë assesi nga rregullorja në fjalë dhe çështja e dinarit dhe përdorimit të tij është çështje e mbyllur sepse ka të bëjë me zbatimin e ligjit”, tha ai.
Sipas tij, çdo gjë me Serbinë, ka komponentë politike në vetvete.
“Thuhet se po dialogohet për të vënë propozime mbi zbatimin e Rregullores. Para, dinarë me thasë së paku 20 milionë euro që janë futur nga kufiri dhe kanë përfunduar në Bankën Postare në pjesën veriore dhe prej aty strukturat kriminale të asaj pjese e kanë shtrirë ndikimin e tyre në atë pjesë duke i financuar strukturat paralele… kjo është e ndaluar dhe këtu kemi edhe mbështetje të ndërkombëtarëve, le të diskutohen modalitete, propozime gjithmonë në respektim të rregullores dhe të informohet më shumë e më shumë drejtë e të dëgjohen kërkesat e partnerëve tanë dhe për ne është vital roli i SHBA-ve sepse marrë parasysh se BE-ja kohën e fundit po e ka të vështirë ta luaj rolin e vet… ende po ka vështirësi t’i trajtojë të dyja palët e barabarta”.
Ai thekson se është e rëndësishme që mënyra se si është operuar deri më tani, të përfundojë.
“Të bëhet transparenca financiare, të ketë formalizim të transaksioneve, çdo gjë të bëhet përmes bankave tona…”.