Rukiqi: Lajmi për takimin Konjufca – Abdixhiku është i pasaktë, kryeministri duhet të jap dorëheqje

Aktuale

Rukiqi: Lajmi për takimin Konjufca – Abdixhiku është i pasaktë, kryeministri duhet të jap dorëheqje

Më: 26 mars 2024 Në ora: 22:44
Berat Rukiqi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Valon Syla, i cili ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar javën e kaluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këtë Rukiqi e ka quajtur të pavërtetë.

“Lajmi për takimin e Kryetarit Abdixhiku, me kreun e Kuvendit, është i pasaktë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Rukiqit, LDK i ka publike dhe të qarta qëndrimet për zgjedhjet.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të dorëhiqet, teksa tregon se kjo parti opozitare është e gatshme për zgjedhje.

“Kryeministri i dorëzuar duhet të jap dorëheqje, t’i tergoj qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat