Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur lajme të rreme të cilat sipas tij, po hidhen nga ish-anëtarë të kësaj partie, se ata po cenojnë fjalën e lirë.
Ai në X, ku ka shpërndarë edhe postimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo ka shkruar se në Kosovë “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ai ka shkruar se ata besojnë në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët.
We regret that once again we have to deny such false claims, lodged by ex-members of our party who are to this day bitter. We call on others to refrain from spreading such fake news. Our movement believes in freedom of speech for all citizens & adheres to its highest standards. https://t.co/lKQsL4mOok
— Arlind Manxhuka (@ArlindManxhuka) March 27, 2024