Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka mirëpritur vendimin e partisë së tij për të zgjedhur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Ismaili tha ndër të tjera se Hamza është “një politikan jo i zakonshëm dhe një profesionist shembullor”
Ai foli në superlativë edhe për kryetarin Memli Krasniqi.
“Kushdo që e njeh mirë Memlin, e di që ai politikën asnjëherë nuk e ka parë si instrument për të arritur qëllimet e veta.”