Nëna Ferdonije Qerkezi tha se po të mos ishin mediat nuk do të merrej vesh asnjëherë cfarë ka ndodhur në shtëpi.
Nëna Ferdonje tregon se 3 vitet e fundit ka qenë gogja e lodhur.
“Para 3 vjete jom kon shumë e lodhne, në gjendje shumë të keqe, por tash jom forcu pak, Eli po më përcjell në cdo hapë dhe po rri gjithmonë e kthejlltë”, tha ajo.
Ndërsa Eli është një ndihmëse vullnetare e cila thotë se do të jetë afër Nënës Ferdonije deri në frymën e fundit të saj.
“Jam që 3 vite këtu dhe do të vazhdojë të jem dërisa është Nëna Ferdonije, mua më duket shumë pak ajo cfarë po bëjë për të si një pikë ujë në oqean, mirësitë e mija karshi kësaj janë shumë të vogla”, tha ndihmësja e Nënës Ferdonije.