Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot to të bëjë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Besianë, duke filluar nga ora 9:15.
Ndërsa nga ora 11:00, Kurti, bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt, në kompleksin memorial të varrezave në Izbicë.
Kështu paralajmëron agjenda e kryeministrit.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.