Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Izbicë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë ditë e kujton edhe për faktin se është dita kur është themeluar Brigada 137 Gjakova, sipas tij, brigada e parë urbane në Kosovë, e përbërë nga bijtë dhe bijat, siç tha Haradinaj, më të mira të Kosovës.
Tutje ai shtoi se secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit.
“Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajsh. Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut. Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, shkroi Haradinaj.