Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përkujtimin e 25 vjetorit të masakrës së Izbicës.
Ai në Izbicë është pritur nga vëllai i komandantit legjenar, Adem Jasharit, Rifati.
Të dy se bashku kanë bërë homazhe pranë varreve dhe lapidarit me emrat e personave të vrarë në këtë masakër nga ushtria paramilitare e Serbisë.

Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.
