Gjatë kësaj jave ndodhën disa raste si gjuajtje me armë e vrasje.
Rastet e fundit e kanë tronditur kryeqytetin e po ashtu edhe banorët.
Drejtori për Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i ka cilësuar si raste shqetësuese sepse janë duke u përsëritur.
“Ne jemi zakonisht shumë të shqetësuar me këtë trend të fundit të zhvillimeve, këto raste po përsëriten, është një dinamikë e çuditshme e këtyre rasteve dhe konflikteve në mes grupeve të ndryshme kriminale,” tha Fushtica.
Fushtica tregoi para 2 javësh se ishte edhe rasti në lagjen e “Muhaxherëve” ku ka pasur gjuajtje me armë të zjarrit, ndonjëherë, sipas tij, këto ndodhin për shkaqe banale dhe të armiqësive të kaluara.
“Policia e Kosovës është duke i marrë këto çështje seriozisht dhe është përgjegjësi strikte e Policisë,” u shpreh Fushtica.
Sipas tij, ka koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe jemi në bashkëpunim të ngushtë që të rritet sa më shumë siguria në kryeqytet, jemi në rrugë të mirë.
Ai ka shtuar se ritja e strukturës së popullatës e bën edhe ngritjen e kriminalitetit dhe, sipas tij, kryeqyteti po përballet me këtë dukuri.