Slobodan Samarxhiq, ish-politikan dhe profesor në pension, ka folur për situatën në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke komentuar përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Samarxhiq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka pranuar targat e KiE.
Tutje, ai ka theksuar se “ata do ta pranojnë edhe OKB-në”, pra anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Ai filloi me targa, dhe tani ka pranuar Këshillin e Evropës. Ata do ta pranojnë OKB-në në të njëjtën mënyrë”, tha ai, transmeton Danas.