Ish presidenti Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook, ka sjellë disa foto nga shtëpia e tij luksoze në Marec.
Pacolli shkruan se atje ka shkuar me familjarët e tij për një iftar. Sipas tij, iftari i fundit atje ishte 36 vjet më parë.
Postimi i plotë i Pacollit:
Iftari në Marec,
Iftari ynë i fundit në Marec ishte 36 vjet më parë. Sonte me familjen time të ngushtë dhe vëllain tim Selimin jemi ne iftarin e parë, në shtëpinë e re në trojet e vjetra te Marecit!