Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Malishevës. Ai treguar në detaje se si ka ndodhur vrasja dhe masakrimi i 42 civilëve shqiptarë.
Kurti shkruan se, me dhembje e krenari kujtojmë gjithmonë të vrarit e luftës.
Postimii plotë:
25 vjetori i masakrës në Burim të Malishevës
Para 25 vitesh, forca të ushtrisë dhe policisë serbe, te “Vrella e Mëhillit” vranë dhe masakruan 42 civilë shqiptarë. Disa nga kufomat u gjetën të karbonizuara në rimorkio të traktorëve. Sot bëmë homazhe në Burim të Malishevës, në nderim të kujtimit të tyre.
Në këtë ditë kujtojmë edhe civilët e vrarë në masakrën në Pastasel të Rahovecit, në Makërmal të Drenicës dhe në Gjakovë.
Duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.
Me dhembje e krenari i kujtojmë sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!