Spiunazhi rus, ja kush ishin të paguarit nga Rusia për sulmin në Banjskë

Aktuale

Spiunazhi rus, ja kush ishin të paguarit nga Rusia për sulmin në Banjskë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala tha se në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, kishin gisht edhe shërbimet inteligjente ruse.

“Ne kemi parë elementet e para te sulmi terrorist mbi Institucionet e Republikës së Kosovës më 24 shtator të 2023-tës, pra janë gërshetuar Shërbimi Inteligjent FSB ruse, GRU-s ruse, struktura të caktuara diplomatike ku më pas është krijuar narrativa”, u shpreh ai në emisionin Kosova Today.

“Por metodologjia ishte interesante te aspekti i përdorimit të një personazhi me precedent kriminal Milan Radoiçiqi duke ia vendosur elementet e kontraktorëve privat ushtarak PMC, sepse të gjithë ata që ishin pjesë përbërëse përjashto ata që neutralizuan nga ana e Policisë së Kosovës, të tjerët ishin kontraktuar privat ushtarak të cilët ishin të paguar nga pjesa e Rusisë përmes kontove në Afrikë të Wagnerit”, shtoi Shala.

Për të dëgjuar më shumë detaje shikoni videon më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat