Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet t’i fitoj opozita.
Duke folur për ‘Frontin Opozitar’, Matoshi ka thënë se ky front dita – ditës po forcohet me prurje të reja.
“Fronti opozitar po forcohet, dhe mendoj që opozita duhet t’i fitojë zgjedhjet bindshëm në mënyrë që të kemi një kthim të shpresës tek qytetarët”, ka thënë Matoshi.