Dy muaj nga vendimi i BQK-së për dinarin, e enjtja optimizëm për zgjidhje

Aktuale

Dy muaj nga vendimi i BQK-së për dinarin, e enjtja optimizëm për zgjidhje

Më: 1 prill 2024 Në ora: 21:22
BQK

E hëna ka shënuar dy mujorin e hyrjes në fuqi të një rregulloreje të re të BQK-së që turbulloi shumë ujëra.

Ndalimi i dinarit serb si monedhë e përdorshme në Kosovë, ani pse se i rregulluar me një vendim tashmë, sërish vazhdon të jetë temë në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

Për të edhe njëherë tjetër do të takohen pala kosovare e serbe ku do ri shpalosen propozimet nga dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

E ndërmjetësi Miroslav Lajcak në reagimin e tij është treguar optimist këtë fillim javë.

Miroslav Lajçak Diplomati i BE-së shtoi se “Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër .Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten.”

Po aq optimizëm në Kosovë ka edhe politologu Fidak Ukaj, që vlerëson se e enjtja do të sjellë një dakordim mbi këtë çështje.

Fidan Ukaj Politolog shtoi se “Nga optimizmi që e pamë nga Z.Lajcak duket se ai ka marr një akordim nga palët, dhe mendoj se do të ketë një zgjidhje nga takimi I radhës mund të shihet a e ka pas Serbia me të vërtetë me I ndihmu komunitetit serb në Kosovë apo, dëshiron me e problematizu si çështje politike”

Por, analisti politik hedh një përgjegjësi të madhe të zv.ministri Bislimi, që sipas tij është tepër i rezervuar me gjithçka që po bisedohet në Bruksel për çështjen e dinarit.

Dibran Hoxha Analist shtoi se “Zoti Bislimi akoma nuk e ka sqaru pozicionin e tij se pse do duhej që ai të shkonte në Bruksel në nivel përfaqësimi defacto, kur çështja ka të bëjë me një institucion të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës, dhe për çka duhet me negociu, për përafrim të pozicioneve, dhe çfarë pozicione janë ato, duhet me na e tregu Z, Bislimi qëllimin e shkuarjes atje. Sepse ata vetë na kanë thanë që nuk negociojnë për vendime sovrane”

Takimi i parë mes palëve për këtë çështje kishte çuar në Bruksel guvernatorin e BQK-së e i cili takoi kryenegociatori serb, format i cili u kritikua në Prishtinë.

Por, në takimet e tjera atje ka shkuar Besnik Bislimi pavarësisht deklaratave se kjo çështje nuk do të arrijë të bëhet nga teknike në politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat