Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në platformën X, Bislimi ka shkruar duke u shprehur se është i lumtur që ka ndodhur ky takim.
“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj vendit tonë dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të sinqertë”, ka shkruar Bislimi.
Hargreaves është takuar sot edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.