Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për skandalin me mish të Brazilit.
Peci ka thënë se janë shkatërruar 2.5 milionë kilogramë mish.
Ai ka thënë se për një periudhë një ditore të angazhimit institucional janë marrë këto masa.
“Janë shkatërru 2.5 milion kg mish”, ka thënë Peci.
Ai ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj atyre qe janë të përfshirë në këtë skandal.