Ministri Faton Peci është pyetur se a jemi në një situatë të zgjedhjeve të parakoshme dhe a është pro zgjedhjeve të parakoshme.
Peci u përgjigj se peridha më e mirë për zgjedhje të parakohshme është muaji shtator – tetor.
“Katër deri në gjashtë muaj para afatit të rregullt presidentja shpallë datën e zgjedhjeve që i bie dikund nga fundi i gushtit, për mua personalisht nuk ka ndonjë farë peshe nëse shkojmë mbas 2-3 muajve apo edhe në fundvit, unë e favorizoj shkuarjen në zgjedhje në fund të vjeshtës muajin shtator apo tetor, arsyeja është se pse më i nxjerrë qytetarët në periudhën e ftohtë të janarit”, tha ai.
Derisa ministri e tha këtë deklaratë patë edhe shumë mospajtime nga ana e analistëve në studio.