Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se nuk ka qenë fare i informuar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Komunë dhe tek pllaka përkujtimore e Enver Zymerit.
Në një deklaratë Zeqiri tha se nuk ishte i pranishëm pasi nuk e ka ditur agjendën e Kurtit dhe nuk ka pas informata vizitës së tij.
“Nuk kam qenë i informuar prej kryeministrit as dikujt tjetër kështu që nuk kam qenë as prezent se nuk kam ditë as agjendën e qeverise, në këtë rast as kryeministrit a do të vizitoj a s’do të mitizoj, nuk kam qenë fare i informuar, kjo është ajo qka mund të them’, u shpreh Zeqiri.