Partia Demokratike e Kosovës me ngulm po kërkon zgjedhje të reja. Madje është ndër të parat që bëri publik edhe kandidatin e tyre për kryeministër. Bedri Hamza është i zgjedhuri i tyre.
Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facbook ka sjellë një foto të përbashkët me krerët e kësaj partie.
Ajo shkruan se PDK-ja po fuqizohet dhe po rikthehet.
“PDK po fuqizohet. Po rikthehet. Bashkë për fitore”, shkruan ajo.