Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka folur për aktualitetin politik në vend.
“Jemi në një situatë absurde, kontradiktore, kundërthënëse, por jemi afër zgjedhjeve, diku 2-3 muaj afër”, u shpreh ai.
Murati tha se me këtë qeveri, nuk ka asnjë gatishmëri për arritje të një marrëveshjeje me Serbinë.
“Nuk ka gatishmëri as nga Serbia. Madje, nuk po dihet as çfarë po ndodh as me dinarin”, u shpreh Murati.
Murati e përmendi edhe Asociacionin.
“Problemi me kryeministrin Kurti është Asociacioni, në atë është ngritë ka ndërtuar kauza”, u shpreh ai.
“Kurti po manipulon, po luan lojën e tij, pozita është krejtësisht e paqartë”, u shpreh tutje ai.