Pantina komenton vizitën e Kurtit në veri: Sot e filloi fushatën parazgjedhore

Aktuale

Pantina komenton vizitën e Kurtit në veri: Sot e filloi fushatën parazgjedhore

Më: 4 prill 2024 Në ora: 00:47
Shqipe Pantina

Shqipe Pantina ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në veri të vendit.

Sipas saj, kjo vizitë e kryeministrit ishe fushatë parazgjedhore.

“Kryeministri Kurti sot e filloi parafushatën zgjedhore, cdo herë e më shumë do të kemi veprime të tilla, siç e tha edhe Nexhemdin Spahiu që nuk e premtoi autostradën në veri, është normale pasi ai nuk i synon votat e qytetarëve në veri, por i synon votat e tjera që jetojnë në shumicë të pjesëve të tjera të Kosovës sidomos të diasporës, jam shumë e sigurtë që sot ata janë lumturuar nga kjo vizitë e Kurtit në Mitrovicë”, tha ajo.

Ajo tha se veprimi i vendosjes së pllakës përkujtimore të heroit Enver Zymberi në veri është për tu vlerësuar.

Pantina shtoi se kryeministri duhet të kujdeset për Policinë e Kosovës të cilët ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat