Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.
Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës.
Për këtë temë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e veriut, Veton Elashani.
Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, Policia e Kosovës po bën sigurimin e ambientit të jashtëm të villës.
Elshani ka thënë se pronat e Radojeçiqit janë të mbyllura me vulë dhe askush nuk mund të hyjë brenda tyre pa leje të prokurorit apo urdhër të gjykatës.
“Vendi është i vulosur dhe ne nuk kemi qasje për të hyrë brenda objektit. Veprimet e tjera ligjore që vijë nga Prokuroria Speciale janë veprime dhe vendime nga ana e saj dhe ne vetëm i ekzekutojmë. Njësitë anti-terror dhe krimet e rënda janë duke u marrë me hetimin e këtij rasti, ndërsa e jona është që të kujdesim që në villë mos të hyjë askush, që villa është e sigurt dhe në rast që dikush ka nevojë që të vije aty me leje të prokurorit të Prokurorisë Speciale apo urdhër të Gjykatës mund të vijë”, ka thënë Elshani.