Rukiqi kritikon Qeverinë Kurti: Investimet kapitale më të ulëta në histori

Aktuale

Rukiqi kritikon Qeverinë Kurti: Investimet kapitale më të ulëta në histori

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:51
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë në LDK, ka shkruar një status, në të cilin ka dhënë një interpretim mbi shifrat që i ofron Qeveria Kurti rreth investimeve kapitale.

Rukiqi ka shkruar për “faktet para propagandës”, duke publikuar edhe një info-grafikë.

Sipas Rukiqit, investimet kapitale të qeverisë janë në nivelin më të ulët historik.

“Faktet para propagandës

Pavarësisht tentativës 3 vjeçare, që mospunën dhe dêshtimet t’i mbulojnë ms manipulime dhe rrena, të cilave nuk ju besojnë as vet, faktet janë kokëforta e numrat flasin vet.” – shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat