Maqedonci pret në takim të dërguarin e Posaçëm Lord Stuart Peach, flasin për sigurinë në vend

Aktuale

Maqedonci pret në takim të dërguarin e Posaçëm Lord Stuart Peach, flasin për sigurinë në vend

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:37
Lord Stuart Peach dhe Ejup Maqedonci

​Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, të shoqëruar nga ambasadori Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të ministrisë, të dy palët kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së, si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.

Ndryshe, ministri Maqedonci u shpreh falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it, pas sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi përkushtimin e palëkundur në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit të Kosovës si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat