Është liruar kryeshefi i KRU në Gjakovë, Hasan Krasniqi.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, ishte arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt.
Ky lajm ishte konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ).
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyueshevo”, tha MPJ.
Nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh është arrestuar Krasniqi.