Bahtiri: Situata në veri është krejt e ndryshme me Albin Kurtin

Aktuale

Bahtiri: Situata në veri është krejt e ndryshme me Albin Kurtin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:54
Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në komunat veriore.

Bahtiri, po vlerëson se veriu ka ndryshuar krejtësisht me ardhjen si kryeministër të Albin Kurtit.

“Veriu ka ndryshuar krejtësisht, sepse ne e dimë shumë se fitorja është bindshëm e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Bahtiri në Info Magazine në Klan Kosova.

“Si kryeministër dëshiron që të viziton të gjithë pjesët apo tokën e Republikës së Kosovës, e cila më parë ka qenë vështirë të komunikohet e jo të shkelet ajo pjesë prej një kryeministri të vendit, është një gjë që ka ndodhur diçka e mirë që 25 vite në veri, dhe punët të mira që janë bërë në veri janë për t’u përshëndetur prej qytetarëve pa dallim prej cilës partie apo cilit nacionalitet i përket”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat