Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki përmes një shkrimi dhe video në rrjetin e tij social Facebook ka ‘goditur” komandantët e luftës.
Ai tha se ashkush nuk ia zbeh angazhimin e tyre gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, por që duhet të ceket se shumica e tyre pas luftës u bënë hajnda e banditë të politikë.
Gjithashtu, Kraki tha se ata “bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve.
“Pas luftës, shumica nga ta u bënë hajna e banditë të politikës. U bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve masive institucionale. Dmth, atëherë kanë qenë trima me ideal lirinë, tash janë hajna me ideal pasurinë”, u shpreh Kraki, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Askush s’ka shku në luftë me qëllim që pas saj të jetë dikushi apo të pasurohet.
Sjellja e ish komandantëve pas luftës nuk mund ta zbeh angazhimin e tyre për çlirimin e Kosovës dhe sakrificat që janë bërë në atë kohë.
Pas luftës, shumica nga ta u bënë hajna e banditë të politikës. U bënë milionera përmes krimeve ekonomike dhe vjedhjeve masive institucionale.
Dmth, atëherë kanë qenë trima me ideal lirinë, tash janë hajna me ideal pasurinë.