Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka folur për qeverisjen e kryeministrit Kurti.
Ajo ka thënë se nëse Kurti është dorëzuar ai duhet të jap dorëheqje.
Bajrami ka shtuar se gjatë qeverisjes së tij gati asnjë premtim nuk është realizuar.
“Kryeministri Kurti përfundimisht është deklaruar se është dorëzuar, dhe të shkojë në zgjedhje mirëpo ne e kemi parë që ai është dorëzuar pasi ai nuk ka arritë asnjë rezultat të vetëm dhe ne nuk dëshirojmë të ia japin atij kënaqësinë që edhe një herë të viktimizohet, për tri vite nunk është përmbushur asnjë premtim, ndoshta 10 përqind e premtimeve të tij kanë filluar, në postimet e tij i shohim që ai është duke folur për projektet që ai i ka filluar në vitin e tretë të mandatit ndërkohë që duhej të fliste për 70 % të tyre të përfunduara”, tha ajo.